Çfarë do të thotë nisma e Veselit për Saranda Bogujevcin?

Aktuale

Çfarë do të thotë nisma e Veselit për Saranda Bogujevcin?

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:38
Saranda Bogujevci

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e cila është e mbijetuar në masakrën e Podujevës, thotë se ka shumë dilema rreth nismës së kryeparlamentarit Kadri Veseli për krijimin e një Tribunali që do të gjykonte krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Bogujevci për emisionin Frontal të Televizionit 7 thotë se duhet të dihet se kujt duhet t’i kërkohet  ta formojë këtë Tribunal dhe kush do ta financonte atë.

“Kujt do t’i kërkohet, kush do ta financojë. Nuk mund të bëhet vetëm duke thënë ‘e kam një ide’. Së pari duhet të bëhet rithemelimi i institutit për mbledhjen e fakteve nga krimet e luftës”, ka thënë deputetja e VV’së.

Ajo thotë se në Kosovë është dashur dhe duhet të angazhohen për të krijuar mekanizma që do të merreshin me krimet e luftës.

 “Nuk duhet të presim gjithmonë nga ndërkombëtarët. Duhet të krijojmë brenda mekanizma, duhet të shfrytëzojmë ekspertë jo vetëm të huaj por edhe vendor. Ka të ri që kanë studiuar edhe jashtë vendit”, ka thënë Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat