“Kosova do të ketë marrëveshje të mirë kur Gjermania dhe Amerika bëhen bashkë”

Aktuale

“Kosova do të ketë marrëveshje të mirë kur Gjermania dhe Amerika bëhen bashkë”

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:27
Merkel dhe Trump

Samiti i Berlinit ku morën pjesë liderët e Ballkanit Përendimot, nga disa u cilësua i suksesshëm e nga disa jo. 

Pas këtij samiti, pati deklarata edhe nga pjesëmarrësit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se samiti tregoi se sa e dobët është Evropa.

Ndërsa homologu i tij nga Serbia, konfirmoi dje që ideja që ai kishte propozuar në dialog është refuzuar nga shtetet ndërkombëtare. 

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane beson që Samiti i Berlinit e ka varrosur njëherë e përgjithmonë idenë e korrigjimit të kufijve dhe se Gjermania e Franca e kanë rimarrë procesin në duart e tyre.

Image
Taulant Kryeziu

“Gjermania e ka rimarrë procesin bashkë me Francën dhe e kanë varros njëherë e përgjithmonë idenë që territori i Kosovës të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi. Mendoj që kjo ka tregu që Zonja Mogherni ka zhvillu negociata  jashtë mandatit që ua kanë dhënë këto vende të fuqishme të BE-së dhe ky proces po kthehet në binar të vet”, u shprehë Kryeziu në një bisedë.

Tutje, ai tha se ideja e Vuçiqit sa i përket ndarjes së Kosovës është ide e vjetër. 

“Ideja e ndarjes së Kosovës është ide e vjetër Serbe. Ai vetëm ka konfirmu diçka që është ditë. Ide e cila ka qenë e rrezikshme.”, vazhdoi ai.

Ndërsa sipas Kryeziut, rikthimi i procesit në duart e Francës dhe Gjermanisë do të thotë që po ruhet shtetësia e Kosovës.

“Procesi po rikthehet në duar të Francës e Gjermanisë . Po përjashtohet mundësia që territori i Kosovës me qenë objekt diskutimi , po ruhet shtetësia e Kosovës. Ajo cila është garantuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare  të Drejtësisë. Nuk po preket vendimi i GJND . Po ruhet shtetësia e Kosovës në këto 11 vite. Nuk po dilet me skenar jashtë kushtetutës . Edhe Vuçici e ka kuptuar përgjigjen prej Berlinit ”, vlerësoi Kryeziu.

Kurse në pyetjen se a do të bashkëngjitet ShBA-ja në procesin e dialogut, ai tha se vetëm kur të bëhen bashkë Gjermania dhe ShBA-ja, Kosova do të ketë marrëveshje të mirë. 

“Amerika dhe Gjermania janë në të njëjtë anë të medaljes . Ne kemi me pas marrëveshje të mirë për Kosovën vetëm kur Amerika e Gjermania bëhen bashkë.”, u shprehë Kryeziu.

Pas Samitit të Berlinit, presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar që në Paris do të mbahet takimi i radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më datën 1 dhe 2 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat