Albin Kurti përkujton Fehmi Aganin, reagon zyrtari i LDK-së

Aktuale

Albin Kurti përkujton Fehmi Aganin, reagon zyrtari i LDK-së

Nga: N.H Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:29
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar jetën dhe veprën e profesorit Fehmi Agani, në 20-vjetorin e vrasjes mizore të tij.

“Akademik Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën. Injorimi i institucioneve të Kosovës për të zbardhur të vërtetën dhe për të sjellë drejtësinë për të, është i pafalshëm”, ka thënë mes tjerash ai.

E lidhur më këtë, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Ai thotë se gjesti i Kurtit është për lëvdatë dhe që lë të shpresohet për një transformim pozitiv.

“Albin Kurti paska përkujtuar sot Dr. Fehmi Aganin. Një gjest ky për lëvdatë që lë të shpresohet për një transformim pozitiv dhe edhe për përsëritje të gjesteve tjera të tilla! Dr. Fehmi Agani dhe Dr. Ibrahim Rugova ishin një binom i pandashëm i lëvizjes sonë për LIRI, PAVARESI e DEMOKRACI”, ka shkruar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat