Nysrete Kumnova tregon emrat e personave që ia morën djalin 20 vjet ma parë

Aktuale

Nysrete Kumnova tregon emrat e personave që ia morën djalin 20 vjet ma parë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:40
Nysrete Kumnova

Nysrete Kumnova nga OJQ “Thirrjet e nenave” ka thënë se edhe si shoqatë edhe si familjarë kanë mirëpritur iniciativën për krijimin e një tribunali që do të gjykonte krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Kadri Veseli ka ka ftuar në takim dhe na e ka shpjeguar iniciativën dhe si ide na ka pëlqyer. Kemi kërkuar që prioritet të jetë zbardhja e fatit të të pagjeturve që janë me mijëra që Serbia nuk i kthen. Kriminelët të dalin para drejtësisë. Ka qenë një ide e pëlqyeshme nga të gjithë dhe mbetet të shihet. Dilema ekziston deri të shihet konkretisht”, ka thanë Kumnova.

“Ndoshta institucionet që merren me këtë çështje e analizojnë më mirë sesa ne familjarët. Shpresën e kemi që të bëhen diçka më shumë për këtë çështje. Janë hapat e parë dhe s’po e dimë se di do të jetë”.

“Gjykata Speciale nuk më ka pëlqyer sepse po gjykohen njerëzit e Kosovës – viktimat. Duam drejtësi për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë sepse ende nuk asnjë kriminel nuk është dënuar”.

Kumnova në Info Magazine ka dhanë emnat e dy serbëve që ia kanë marrin djalin e saj Albionin që ende asht i zhdukun dhe pesë anëtarë tjerë të familjes së gjanë.

“Me 31 mars 1999 në 14:30 kanë hyrë persona të uniformuar me uniforme të ushtrisë serbe – nuk kanë qenë policë. Kanë qenë Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raçiq. Ata jetojnë në Nish por askush nuk i ka ndjekur. Ata jetojnë të lirë. Kemi komunikuar gjatë luftës me ata njerëz. Kam shkuar me kunatën – Ferdonije Qerkezi. Na kanë thënë se “se nuk do t’i gjeni kurrë ata derisa ne t’ju tregojmë””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat