Neveritëse! I moshuari nga Kosova thotë se jetën e jep për “Kasapin e Ballkanit”- Sllobodan Millosheviq

Aktuale

Neveritëse! I moshuari nga Kosova thotë se jetën e jep për “Kasapin e Ballkanit”- Sllobodan Millosheviq

Nga: N.H Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:39
Pamje nga videoja, ku shihet i moshuari nga Kosova

Shumë politikëbërës në Serbi politikat e Millosheviqit i kanë parë dhe ende i shohin si të drejta dhe nuk janë distancuar nga to, ndërsa në këtë linjë del të ketë qenë edhe ky i moshuar nga Kosova, ku në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet tek thur lavde për Millosheviqin, që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”.

“Edhe jetën e jap për Milloshin. Unë mendoj se Serbia nuk ka dëshirë të ketë luftë, nuk e ka në dëshirë luftën, por u ngritën këta dhe i ranë Serbisë. Jo-Jo, as nuk duhet të ketë luftë. As nuk e lëshojmë Kosovën, e jona është. Për Milloshin (Sllobodan Millosheviq), edhe kam shkollë edhe kam mend, atij ia jap dorën, jo sepse është ky Millosh, pasi nëser del një tjetër Millosh, Serbia nuk ka me humbur kurrë”, thotë i moshuari ndër tjerash në këtë video.

Ai madje, përveç fjalëve miradije që kishte për “Kasapin e Ballkanit”, tregon edhe për fotografitë që me dashuri po i mbante në dhomën e tij të gjumit.

Kjo video mendohet të jetë realizuar në një rreth të Gjakovës para se të fillonte lufta e fundit në Kosovë, edhe pse jo e konfirmuar.

Kujtojmë se “Kasapi i Ballkanit” vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila edhe sot është në pushtet.

Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat