Klinaku e Gecaj përplasen për finalen e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Klinaku e Gecaj përplasen për finalen e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:02
Avni Klinaku dhe Bajram Gecaj

Avni Klinaku dhe Bajram Gecaj nuk janë pajtuar për finalen e dialogut Kosovë-Serbi. Derisa Klinaku është për korrigjim të kufijve, Gecaj është kundër një opsioni të tillë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë debatuar të hënën në “Imazh” te RTK.

“Njëzet vjet ne e kemi humbur pjesën e Mitrovicës Veriore, edhe dhjetë vite të tjera në Bujanovc nuk kemi çka me pasë që të përmendim. Ne kemi me ardhë në gjendje që as të mos kemi çka të shkëmbejmë. Kam frikë që Serbisë do t’ia gjejnë një zgjidhje dhe ajo do të hyjë në BE edhe pa shkëmbim e ne mbesim keq pastaj. Meqenëse është në zor Serbia hajde ta shfrytëzojmë”, ka thënë Klinaku.

“Nuk guxojmë t’i prekim kufijtë.Serbia duhet ta njohë Kosovë. E nëse në të ardhmen dëshirojmë të bisedojmë për Preshevën për shkëmbim territoresh si dy shtete të pavarua mund të ulemi. Takimi i Berlinit ka çuar mesazh shumë të rëndësishëm, se çështja e territorit nuk guxon të preket”, ka thënë Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat