Punësime partiake edhe në ministrinë e Uran Ismailit

Aktuale

Punësime partiake edhe në ministrinë e Uran Ismailit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 01:06
Ardian Megjani dhe Kadri Veseli

Ardian Megjani, militant i Partisë Demokratike të Kosovës, është punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.

Aktivistët partiakë po vazhdojnë të rehatohen në institucionet që drejtohen nga partitë e koalicionit qeverisës,

Një militant i kahmotshëm i PDK’së, që e tregon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, tash ka një pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që e udhëheq nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.

Megjani, sipas njoftimit të publikuar në faqen e MSH’së, bëhet e ditur se është punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.

I pranuari në punë në rrjetet sociale shpreh simpati për PDK’në por edhe për vetë ministrin e Shëndetësisë.

Në një nga postimet e fundit të Megjanit ai ka shprehur përkrahje për kandidaturën e Ismailit për degën e PDK’së në Prishtinë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat