Pacolli: Qaja shumë kur nuk më zgjonin për syfyr

Aktuale

Pacolli: Qaja shumë kur nuk më zgjonin për syfyr

Më: 7 maj 2019 Në ora: 07:45
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar një ngjarje interesante të jetës së tij gjatë kohës sa ai ka qenë fëmijë.

Ai si një njeri që agjëron ka thënë se kur ka qenë fëmijë dhe familja e tij nuk e ka zgjuar për të ngrënë syfyr ai thotë se ka qenë i hidhëruar. Thotë se ka qarë për shkak se prindërit e tij nuk e kanë zgjuar për syfyr.

“Kur kam qenë i vogël, prindërit në kuptimin që kam qenë i vogël nuk më zgjonin [për të ngrënë syfyr v.j] atëherë kam qenë i hidhëruar dhe kam qarë”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat