Miratohet lista e personave që do të dëshmojnë në komision për kontratën e PTK-së

Aktuale

Miratohet lista e personave që do të dëshmojnë në komision për kontratën e PTK-së

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:22
Komisioni

Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën në PTK e Vala ka miratuar listën e personave që do të thirren në intervistim për kontratën me Kompaninë Z-Mobile, pronë e Blerim Devollit.

Deputetët kanë votuar unanimisht propozimin që t’i drejtohen me kërkesë ligjore zyrës së Kuvendit.

Visar Ymeri, nga PSD, kryesues i Komisionit Hetimor tha para komisionit se presin që të marrin përgjigje brenda ditës.

 “T’i drejtohemi Zyrës Ligjore të Kuvendit se a kemi mundësi me iu drejtu Gjykatës për pezullim të vendimit. I jepet kohë Zyrës Ligjore që të kthejnë përgjigje brenda ditës”, tha Visar Ymeri nga PSD, kryesues i Komisionit Hetimor.

Ai ka bërë të ditur se do të fillohet nga menaxhemnti, bordi, kompanitë, e pastaj do të kalohet edhe te ekzekutivi, jo nga menaxhmenti aktual po nga kontratat që po hetohen, që sipas Ymerit janë katër.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para komisionit hetimor parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala ka deklaruar se deputetët duhet të japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vendimit të arbitrazhit, derisa ka thënë se për kërcënimet e Blerim Devollit duhet të kërkohet zgjidhje edhe në Gjykatë.

“Së fundi ka pasur kërcënime të Blerim Devollit karshi Telekomit për vendimin e Arbitrazhit dhe kjo është një rrethanë e re. E kuptoj që e drejta jonë, por duhet të kërkojmë zgjidhje nga Gjykata që të pezullohet përkohësisht”, tha Haxhiu.

Tutje, deputetja e VV-së po thotë se duhet të jepen nënshkrimet edhe për seancë të jashtëzakonshme.

“Duhet të kërkojmë nga Gjykata që të gjejmë një zgjidhje që të dalim  nga kjo situatë besoj që si komision duhet të veprojmë në këtë drejtim e nuk duhet të heshtim karshi kësaj çështje. Ju kërkoj që ta mbështesni një seancë të jashtëzakonshme që specifikisht do të fokusohet në kërcënimin e fundit që Devolli i ka dhënë Telekomit nuk duhet të heshtim duhet të veprojmë”, shtoi ajo.

“Si propozim është që të futet një pikë e rendit të ditës si të veprojmë ne karshi kërcënimeve që Devolli ia ka bërë PTK-së”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë se ata që kanë nënshkruar marrëveshjen e Telekomit dhe Z-Mobile duhet të përfundojnë në burg.

“Unë se shoh dramatike as situatë e rënde sosht aty edhe me e mbyll krejt, sepse sindikata e PTK-së, është dashtë me reagu kryetarët kur është nënshkru kontrata, nuk ka pas reagime. Me qenë unë kryeministër ia kisha ngjit drynin nesër, kurrfar krimi nuk ka bo Blerim Devolli krim kanë boa ta që ia kanë dhanë çelësin Blerim Devollit”, tha Zeka.

Sipas tij, Blerim Devolli duhet të dënohet me 400 milionë euro për falsifikim.

“A ska shtet që mundet me e dënu Blerim Devollin 400 milionë euro për falsifikime për anekse për kontrata që e kanë nënshkru këtë marrëveshje duke fillu prej Adnan Mervocit e deri te Shyqyri Haxha që ia kisha dhanë ka 40 vite burg e kur ishin hi ata në qeli kishin kallxu kush iu ka thanë prej politikanëve me e nënshkru atë marrëveshje sepse dikush iu ka thanë me e nënshkru atë marrëveshje”, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat