Haradinaj godet Thaçin: Do të varrosen keq politikisht ata që diskutojnë idenë e kufijve

Aktuale

Haradinaj godet Thaçin: Do të varrosen keq politikisht ata që diskutojnë idenë e kufijve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:57
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pas lëkundje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më shumë.

“Asnjëherë s’kemi pas lëkundje me Amerikën…Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen. Ne punojmë nëpër të gjitha fushat me ta”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, ai tha: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, etj, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre. Besoj që e  kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare. Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve”.

Haradinaj u pyet po ashtu edhe nëse ka pasur diskutime të ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit, i cili tha se me të ka diskutuar në gjuhën frënge.

“Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tregon se a u përplas me Macronin në Berlin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo se çfarë është raportuar rreth një përplasje të mundshme të tij në Berlin me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Ai thotë se fillimisht ka komunikuar në gjuhën frënge me Macronin, dhe nuk e di nëse ata që janë endur korridoreve e kuptojnë një gjuhë të tillë.

“Unë i kam pa disa prononcime. Po folin ata që kanë nejtë korridoreve. Ata nuk e dijnë fare se çfarë ka ndodhur. Maspari unë kam folë në gjuhën frënge me Makronin, dhe nuk e di ata që kanë nejtë korridoreve a dijnë me komuniku frëngjisht. Ai ishte një njeri i respektuar, dhe kemi kaluar shumë më mirë sesa që mendojnë disa të tjerë. Njëjtë edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se i kupton të gjithë ata që kanë qëndruar korridoreve se pse janë nervoz, por thotë se nuk ka çfarë të iu bëjë.

“Ata që po flasin korridoreve e që s’dinë frëngjisht. Le të flasin edhe më tutje, janë nervoz , edhe pse e di që janë nervoz, po s’kam çka ju boj”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

***

Kosova asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të mira se që ka sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e gjeneralit të Iowa-s, Timothy Orr, është dëshmi e forcimit gjithnjë e më të madh të këtyre raporteve.

Kështu deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se vizita e gjeneralit nuk është bërë për ndonjë arsye tjetër e aq më pak për shkak të ndonjë "ngrirje të raporteve".

"Ne asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën. Asnjëherë në histori marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë më të mira, në të gjitha fushat. Gjenerali i Ioëa-s vërtetë është një mik shumë i mirë i Kosovës, 8 vjet është në shërbim të marrëdhënieve bilaterale", u shpreh Haradinaj.

Ai foli edhe njëherë për idenë e serbëve për ndarje të tokave shqiptare, me c'rast tha se do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që i rrinë prapa kësaj ideje.

"Ideja e Vuçiqit, Daçiqit e kushdoqoftë atje, është qe një shekull kah zihet në kuzhinat e tyre. Por ideja për ndryshim të kufijve ka marrë fund. Do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që shkojnë drejt idesë për korrigjim të kufirit", u shpreh ai.

Haradinaj komentoi edhe takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.

"Kam fol me Macron në gjuhën frenge, nuk e di ata qe rrinë nëpër korridore a kanë mundur ta kuptojnë  gjuhën qe kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht leni, se nuk e dinë as vet pse po flasin", tha ai.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ‘varrosen keq politikisht’, të gjithë ata që do të shkojnë ideve të kufijve e ndarjes së Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, kur është pyetur për deklarimet e Daçiqit se kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të jetë lumi Ibër.

“Ideja e kufijve, e Vucicit e këtij Dacicit e tjerëve, është qe një shekull. Serbët gatuajnë në kuzhina të veta, ide për ndajre. Është një brez tjetër, smuj i dajnë tokat e shqiptarëve. Do të varrosen keq politikisht, ata që shkojnë rrugës së kufijve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë ai ka folur edhe për vizitën e gjeneralit amerikan Orr, duke thënë se vazhdimisht e ka theksuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, asnjëherë sdo të ftohen.

Madje Haradinaj thekson se raportet ndërmjet dy shteteve janë më të mirat të mundshme.

“Në asnjëherë skem pas lëkundje të raporteve me Amerikën. Vendimi i ardhjes është çështje kohe. Asnjëhrë raprotet Amerikë-Kosovë skanë qenë më të mira. Këtu kemi qenë kur iu kam thënë që sdo të ketë ftohje raporte me SHBA-të”, është shprehur ai.

***

Pas mbajtjes së mbledhjes se qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat