Thaçi: Gjenerali Orr, ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin

Aktuale

Thaçi: Gjenerali Orr, ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:51
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka takuar, Gjeneralin Timothy Orr nga dhe Iowas , përcjell “Bota sot”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Gjenerali Orr me vite të tëra iu shërbeu dy popujve dhe është personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjenerali Orr me vite të tëra iu shërbeu dy popujve dhe është personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s. Ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin dhe popullin tonë. Edhe pas pensionimit të tij, gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës! HTH
 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat