Alarmohen serbët: Veseli po na kërcënon me arrestime

Aktuale

Alarmohen serbët: Veseli po na kërcënon me arrestime

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:08
Kadri Veseli

Mediat serbe alarmojnë për mesazhin e Kadri Veselit se ‘do të arrestohen kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë’.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka lansuar të hënën edhe formalisht aktivitetin për nismën e krijimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte”. Ky Tribunnal do të merret me krimet që ka kryer Serbia në Kosovë (dhe Metohi sic shkruan Tanjug”. Kadri Veseli në të njëjtën kohë, ka kërcënuar se do të arrestohen të gjithë ata që sot janë të lirë në Serbi’, shkruan Tanjug.

“Në këtë mbledhje, Veseli ka thënë se një Tribunal Ndërkombëtar është i nevojshëm për të dënuar krimet që Serbia ka kryer në Kosovë”. Ai ka bërë një paralele me ‘persekutimet e Holokaustit’ duke shtuar se Prishtina nuk e duron heshtjen dhe se drejtësia do të vihet në vend”, shkruan Tanjug.

“Serbia do të marrë përgjegjësi për të gjitha këto viktima dhe mesazhi ynë për kriminelët dhe ata që mohojnë krimet dhe që jetojnë të lirë sot në Serbi është se do t’ju arrestojmë. Ju keni kryer krime sepse jeni qyqarë. Jeni frikësuar të përballeni me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës prandaj keni sulmuar civilët. Do t’ju gjejmë”, citon deklaratën e Veselit, Tanjugu serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat