Timothy Orr: Bashkëpunimi Kosovë-SHBA do të zgjerohet edhe në fusha tjera

Aktuale

Timothy Orr: Bashkëpunimi Kosovë-SHBA do të zgjerohet edhe në fusha tjera

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:33
Timothy Orr

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor, Timothy Orr, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë për vendin tonë.

“Të jemi mirënjohës për punën tuaj të palodhshme që të ndihmoni Kosovën në ndërtimin e një shteti modern. Lidershipi juaj ndihmoi që Kosova të jetë e sigurt dhe e mbrojtur dhe po ashtu të jetë një forcë për stabilitetin rajonal”, tha  Haradinaj, duke shtuar se fakti që Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, veçmas me shtetin e Iowa-s, është kontribut i gjeneralit Orr.

Ndërsa, gjeneralmajor Timothy Orr,  e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme në takimin lamtumirës.

“Haradinaj erdhi edhe personalisht për vizitë në Iowa për të parë punën dinamike që po bëhet, për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes popullit të Iowa-s dhe popullit të Kosovës”, tha gjenerali Orr, duke veçuar faktin se, falë lidershipit të kryeministrit Haradinaj, ky partneritet do të zgjerohet edhe në fusha të tjera, përveç asaj ushtarake, duke përfshirë fushën e bashkëpunimit në fushën e arsimit, afarizmit dhe agrokulturës.

Në shenjë respekti për angazhimin ndaj Kosovës, kryeministri Haradinaj i dhuroi komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor, Timothy Orr një Koleksion Artizanal të Armëve të Vjetra Shqiptare të punuara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat