Zemaj: Krimi organizuar i veshur në petkun politik, ka zhytur Telekomin në krizë të thellë

Aktuale

Zemaj: Krimi organizuar i veshur në petkun politik, ka zhytur Telekomin në krizë të thellë

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:52
Foto

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se, Komisioni hetimor insiston në mbrojtjen e asetit zhvillimor ekonomik të PTK-së, sipas tij, duhet të vendosen masa të përkohshme të çdo aktiviteti që dëmton financiarisht Telekomin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar se është e vërtetë se krimi i organizuar i veshur në petkun politik dhe ai i drejtësisë ka zhytur këtë aset në krizë të madhe.
 

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor insiston në mbrojtjen e asetit zhvillimor ekonomik PTK-se, deri ne hetimin e plote parlamentar duke insistuar ne vendosjen e mases se perkohshme te çdo aktiviteti qe demton financiarishte Telekomin e Kosoves. Eshte mese e vertete se krimi i organizuar i veshur me petkun politik dhe te drejtesise ka zhytur kete aset ne krize te madhe. Neve jemi te vendosur qe ta ndalim kete degradim dhe te vejme para drejtesise te gjithe ata qe kane gishte ne kete krim ekonomik.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat