Gazetarët – Veselit: Jemi mësu me i pa politikanët duke shku për shërim jashtë vendit, si do të vepronit ju?

Aktuale

Gazetarët – Veselit: Jemi mësu me i pa politikanët duke shku për shërim jashtë vendit, si do të vepronit ju?

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:16
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e ambulancave të reja specialistike në QKUK. Me këtë rast, ai është pyetur nga gazetarët se a do të shkonte të shërohej jasht vendit, në rast se do t’i duhej ta bëntë këtë.

Kështu u përgjigj ai:

“Unë e takova njërin nga mjekët, e falënderoj i cili kishte pasur, punonte në klinikën infective. Babain e kam pasur rreth katër javë në Klinikën Infektive, gati çdo mbramje jam ardhë se e kam prind, i falënderoj shumë për shërbimet shëndetësore që janë duke dhënë. Tani kur po e diskutoni këtë pjesën, si për vete si për tjerët, aty ku mundemi, çka munden doktorët tanë do t’jemi te doktorët tanë, aty ku nuk munden doktorët tanë, do të mundohemi t’i minimizojmë shpenzimet pse me dalë jashtë. Për fat deri tani s’kam pasë nevojë i nderuar gazetar, thjesht pra nuk muj ta them, ishalla s’të bjen kurrë as mu as ty as kërkujt. Çdo qytetari domethënë kur s’kemi mundësi me i kry shërbimet në Kosovë për çështje tenike, jo për doktorët, i kemi doktorët e jashtëzakonshëm”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat