“Karriera e Mogherinit drejt fundit bashkë me marrëveshjet e fshehta Thaçi –Vuçiq”

Aktuale

“Karriera e Mogherinit drejt fundit bashkë me marrëveshjet e fshehta Thaçi –Vuçiq”

Nga: D. B Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:25
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Se sa është e sigurt një marrëveshje e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e përfaqësueses së BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, ka treguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku e cila në një prononcim për “Bota sot” se brenda pak javësh karriera politike e Mogherinit do të përfundojë dhe me fundin e Mogherinit do të marrë fund edhe Marrëveshja e fshehtë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit.

“Nuk do të ketë kohë më për ndërmjetësimin e Mogherinit në dialog sepse tani Mogherini, Vuçiqi e Thaçi po mbahen për një fije kashte, karriera politike e të cilëve do të ketë fatin e njëjtë. Dhe ky dështim do të vijë me dështimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Por ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm me veprimet e tyre të fundit, sepse mund të jenë të rrezikshme për shkak të interesit të tyre personal”, është shprehur deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat