Kryeministri ka pritur në takim një delegacion investitorësh amerikanë

Aktuale

Kryeministri ka pritur në takim një delegacion investitorësh amerikanë

Nga: A.SH Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:56
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion investitorësh amerikanë, ku shpalosen projekte të rëndësishme potenciale për bujqësinë, mjedisin, turizimin malor dhe themelimi i Universitetit të Agrobiznesit me fokus në vreshtari dhe prodhimin e verës, prokejte këto në bashkëpunim të sipërmarrësve të Kosovës me investitorë të huaj .

“Në takim me një delegacion investitorësh amerikanë të përbërë nga Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart, si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, u shpalosen projekte të rëndësishme potenciale për bujqësinë, mjedisin, turizimin malor dhe themelimi i Universitetit të Agrobiznesit me fokus në vreshtari dhe prodhimin e verës. Të gjitha këto projekte, në bashkëpunim të sipërmarrësve të Kosovës me investitorë të huaj, janë bazë e fuqishme për rritje ekonomike, zhvillimin të qëndrueshëm dhe garancë për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat