Veseli - Berishës: Mendoj ta marr pushtetin tënd në Fushë-Kosovë

Aktuale

Veseli - Berishës: Mendoj ta marr pushtetin tënd në Fushë-Kosovë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:09
Kadri Veseli dhe Burim Berisha

Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë. Por edhe përgjigja e të parit të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante.

Veseli: Unë mendoj Burim Berishës t’i marr pushtetin

“Shpresoj të ecim kështu së bashku përpara, edhe me një kryetar të Fushë-Kosovës se e kemi shumë të mirë, afër Prishtinës edhe lëvizin gjërat përpara. Megjithëse këtij unë mendoj me ia marr pushtetin, mos e harroni këtë“, tha Veseli.

E shumë i relaksuar me përgjigjen e tij u duk i pari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha i cila me të qeshur tha se edhe 10 vjet nuk e dorëzon këtë post.

Berisha: Edhe 10 vjet nuk e dorëzoj postin

“Jo valla jo, për një 10 vjet jo”, tha Berisha.

Në vënien e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës” mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili është edhe investitori kryesor i këtij projekti në vlerë mbi 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat