Hoxhaj reagon ndaj Berishës: E kam parë si njeri të parimeve...

Aktuale

Hoxhaj reagon ndaj Berishës: E kam parë si njeri të parimeve...

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:29
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ai ka thënë se cdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Hioxhaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit, mirëpo, mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta.

“Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën.

Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat