Shkojnë për t’u shëruar në banjë, por aty mërdhijnë

Aktuale

Shkojnë për t’u shëruar në banjë, por aty mërdhijnë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Në stinën e pranverës shumë persona në Kosovë ia mësyjnë banjave popullore në vend të cilat kanë efekte shëruese për t’i kaluar disa ditë pushimi në to.

Por jo të gjitha, kushtet janë të mira. Tek banja ‘Nëna Naile’ e cila gjendet në Kllokot pacientët po ankohen për kushte të dobëta.

Sipas një pacienteje, gjatë kësaj kohe, në këtë banjë kanë shumë të ftohët. Kjo ngase zyrtarët e kësaj baneje nuk ua kanë lëshuar nxemjet.

Ajo thotë se gjatë gjithë kohës duhet të qëndrojë me jorgan dhe mbulesë gjatë qëndrimit aty.

E temperaturat në Kosovë, ditëve të fundit kanë rënë. Në të tilla kushte, këta persona, kryesisht të moshuar detyrohen që të qëndrojnë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat