Tahiri: Jeta dhe vepra e Bahri Fazliut, është shembull dhe frymëzim për lirinë dhe atdheun

Aktuale

Tahiri: Jeta dhe vepra e Bahri Fazliut, është shembull dhe frymëzim për lirinë dhe atdheun

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:41
Foto nga vizita

Koordinatori Nacional për Referoma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit Fahri e Bahri Fazliu në Llaushë të Podujevës, përcjell “Bota sot”.

Tahiri në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se . Bahriu ra në pranverën që e deshi aq shumë, për t’i dhënë sinonim të vërtet paqes që e frymëzonte dhe për të shtrenjtën tonë liri.

“Vepra dhe rënia e Bahriut janë mesazh por edhe krenari, ai e deshi jetën por më shumë lirinë! Për brezat mbetet frymëzim për jetën dhe udhërrëfyes për atdheun”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit Fahri e Bahri Fazliu në Llaushë të Podujevës, përkujtuam 21-vjetorin e rënies së patriotit, intelektualit dhe pararendësit të lirisë, Bahri Fazliut.

Në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, i dorëzova vëllait të dëshmorëve Fadil Fazliu, medaljen “Gjergj Kastrioti - Skenderbeu”. Jeta dhe vepra e Bahri Fazliut, është padyshim shembull dhe frymëzim për lirinë dhe atdheun.

Bahriu, ashtu sikurse e thotë në pendën e tij nuk u nda nga lufta, jo që nuk njohu dhimbjen dhe dashurinë për jetën, por se nuk u pajtua me robërinë. Bahriu ra në pranverën që e deshi aq shumë, për t’i dhënë sinonim të vërtet paqes që e frymëzonte dhe për të shtrenjtën tonë liri.

Vepra dhe rënia e Bahriut janë mesazh por edhe krenari, ai e deshi jetën por më shumë lirinë! Për brezat mbetet frymëzim për jetën dhe udhërrëfyes për atdheun.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat