“Merkel ka lexuar qartë pazaret e pista të Thaçit me Serbinë”

Aktuale

“Merkel ka lexuar qartë pazaret e pista të Thaçit me Serbinë”

Nga: H.O. Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se Samiti i Berlinit, për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për dialogun e ngrirë serbo-shqiptar, i ftuar nga dy fuqitë evropiane, Gjermania dhe Franca, përkatësisht, Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, u përgadit me nguti jo të zakonshme.

Image
Idriz Zeqiraj

“Një Samit i tillë, i prirë nga Kancelarja Merkel, e cila kundërshton hapur "korrigjimin e kufijëve", sikur ia prishë planet Hashimit dhe aleatve në bosht. Por, as Amerika nuk është e qetë, për këtë nismë të Gjermanisë dhe të Francës. Si gjithëherë, ajo don primatin edhe në Ballkan. Shqetësimi amerikan për Samitin e Berlinit, u vu re kur delegacioni nga Kosova, u ftua në takim nga ambasadori Grennell aty, më parë se të fillonte Samiti. Ishte një nonsens për organizatorët. Por, Hashimi nuk po dorëzohet, në kundërshtinë ndaj Kancelarës Merkel, e cila ka lexuar qartë pazaret e pista të tij me Serbinë, për ndarjen e Kosovës”, thekson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat