Lekaj: Do ta shpëtojmë Telekomin

Aktuale

Lekaj: Do ta shpëtojmë Telekomin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:32
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim i Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, ku temë kryesore ishte Telekomi i Kosovës.

Pjesëmarrësit në këtë takim kanë diskutuar për nxjerrjen nga kriza të kompanisë publike, të cilën Lekaj e ka quajtur “aset kryesor i shtetit”.

“Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat