Gjenerali Timothy Orr: SHBA mbështet transformimin e FSK-së, do ta ndimojmë në arritjen e kapaciteteve ushtarake

Aktuale

Gjenerali Timothy Orr: SHBA mbështet transformimin e FSK-së, do ta ndimojmë në arritjen e kapaciteteve ushtarake

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:37
Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, ka thënë se Kosova është shtëpia e tij e dytë dhe ka pranuar që pas 40 vjetësh shërbim ushtarak ai po nis një kapitull të ri të jetës së tij.

Në intervistën e tij, gjenerali amerikan Timothy Orr, ka thënë se ndonëse ai pensionohet kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Kosovë.

”Kosova është shtëpia ime e dytë nga Iowa dhe do ta vizitojë Kosovën sa herë të më vjen mundësia”.

”Pas 40 vjetësh në shërbim ushtarak, për mua është koha që të kalojë në një kapitull tjetër të jetës time. Por kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të jem në Kosovë për shkak të partneritet që kemi”.

”Ushtrisë iu bashkova në moshë shumë të re, edhe gruan e kam ushtarake tash e 27 vjet, edhe djali im do të jetë një pilot i forcave ushtarake, e për mua këto 10 vjetët e fundit kanë qenë të veçanta dhe sfiduese si udhëheqës ushtarak, sepse më është dashur të dërgojë në mision ushtarakë të shumtë”.

Por pavarësisht se një jetë të tërë ia dedikoi ushtrisë amerikane, Gjenerali amerikan Timothy Orr, ka thënë se e veçanta e tërë kësaj është partneriteti me shtetin e Kosovës.

”Ka qenë një punë mjaft sfiduese por qershia mbi tortë është është partneriteti me Kosovën dhe FSK-në”.

”Mbi 1900 ushtarë kanë shkuar të gardës kombëtare dhe pilotë, nuk jemi ushtri aktive, jemi rezervë, jemi aty kur vendit tonë i nevojitemi. Bëhemi komponent mjaft i rëndësishëm për ushtrinë”.

”Kam studiuar historinë këtu dhe kamë mësuar nga lufta që ka ndodhur këtu, por më shumë ka qenë pas luftës angazhimi i gardës së Iowas. Kjo është ndaras nga partneriteti paqeruajtës”.

”Kam pasur disa ushtarë që kanë bërë disa gjëra heroike këtu gjatë kohës së trazirave, duke iu shpëtuar jetën shumë qytetarëve. Kam pasur një ndjenjë krenare duke ditur se çfarë bëjnë ushtarët e Iowas kur janë të zbarkuar këtu”.

Në Info Magazine në intervistën e tij ekskluzive, gjenerali amerikan tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka parë ndryshime thelbësore.

”Duhet të them që këto 8 vjetët e fundit në Kosovë i kam parë më shumë ndryshimet – sepse kur erdha atë kohë në vitin kur FSK ishte forcë e sigurisë e jo ushtri, ka qenë diçka instrumentale”.

”Por tani ka shumë ndryshime, është aeroporti i ri, autostrada për në rrugën e Prizrenit, kudo që kthej kokën shoh ndryshime”.

Ai foli edhe për transformimin e FSK-së në ushtri, gjë të cilën sipas tij s’mund ta ndalojë asgjë.

”Transformimi i FSK-së është diçka në kuadër të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së”.

”Dje kam biseduar me gjeneralin Rrahman Rama dhe jam mjaft i impresionuar me punën dhe janë në një rrugë të drejtë dhe është një plan mjaft komod që pas 10 vjetësh ata do ta arrijnë këtë synim”.

”Nuk shoh asgjë që do ta ndalonte FSK-në në këtë drejtim sepse janë në gjërat e duhura”.

”Secili ka dëshirë që të jetë pjesë e NATO-s, por nga pikëpamja e SHBA-së, ne mbështesim FSK-në të bëhet ushtri. Detyra jonë është që t’iu ndihmojmë atyre në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale ushtarake”.

”Ne do të jemi krah për krah FSK-së, kemi partneritet edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me shtetin e Vermont. Nëse FSK mendon të rritet në një proces të tillë në Iowa ne duam të llogarisim në të sepse është një gjë shumë e rëndësishme ndërkombëtare dhe besojmë në partneritetin tonë të përbashkët”.

”Ushtarët e FSK-së janë mjaft të mirë. Para dy javësh ka qenë një garë e ushtarëve më të mirë në rajon, ne nuk kemi fituar, ishim në mesin e të fundit, janë diku rreth 650 pozita që dëshirojnë t’i mbushin dhe kam respekt të madh tek opinioni publik sepse e dëshmojnë atë nga performanca profesionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat