Haliti han çipsa, e Hoxhaj s’e heq telefonin nga duart. Grabovci – Bazajt: Ty të kemi udhëheqës shpirtëror

Aktuale

Haliti han çipsa, e Hoxhaj s’e heq telefonin nga duart. Grabovci – Bazajt: Ty të kemi udhëheqës shpirtëror

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:36
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka disa muaj që ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme, për të zgjedhur kryetarët e degëve në komuna dhe kryesinë.

E Naim Bazaj është kthyer në qendër të vëmendjes përsëri në PDK, zyrtarë të së cilës po i kërkojnë të bëj gjithçka për të fituar në garën e zgjedhjeve të brendshme.

Në një video të publikuar sot nga vetë Bazaj në Facebook, shihet ku ai merr mbështetje nga niveli qendror i PDK-së, për t’u zgjedhur kryetar i kësaj partie në Drenas.

Kjo video, paraqet Adem Grabovcin, Xhavit Haliti, Enver Hoxhajn e të tjerët duke folur fjalë të mëdha për Naim Bazajn, dhe duke treguar arsyet pse ky e meriton të jetë kryetar i degës së PDK-së në Drenas.

“Udhëheqës institucional sa dush ka por shpirtëror, qe. Enveri e ka pa qysh u kon por po të them shumë sinqerisht se na ke shti borxh, dhe unë personalisht nuk do të ta harroj kurrë. Ti na ke shpëtuar, angazhimi juaj dhe i të tjerëve është kthyer në një gjendje krejt tjetër”, thotë Adem Grabovci.

Kujtojmë se ditë më parë në nëndegën e PDK-së në Raushiq të Pejë, militantët e kësaj partie ishin përleshur mes vete me karrige.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat