Kjo foto ua mbyll gojën Daçiqit dhe mediave serbe, presidenti i Kongos i premtoi njohje Pacollit

Aktuale

Kjo foto ua mbyll gojën Daçiqit dhe mediave serbe, presidenti i Kongos i premtoi njohje Pacollit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:43
Behgjet Pacolli ka qëndruar në Senegal në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi.

Më 3 prill të këtij viti, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar në Senegal në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi.

Përmes disa postimeve në Facebook, Pacolli ka konfirmuar se me këtë rast është takuar me krerë të ndryshëm të shteteve të Afrikës, me ç’rast ka kërkuar bashkëpunime të më mëtutjeshme.

Njëri nder takimet që Pacolli e kishte zhvilluar atje ishte edhe ai me presidentin e ri të Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi.

“Gjatë qëndrimit në Senegal, shfrytëzova rastin që me presidentin e ri të Republikë Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, të bisedojmë për mundësinë e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy shteteve tona. Presidentit Tshisekedi i prezentova realitetin e Kosovës të argumentuar edhe me vendimin e GJND se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke i kërkuar formalizimin e aktit të njohjes si respekt ndaj ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, kishte thënë Pacolli.

E pikërisht shteti i Kongos sot u bë lajm në mediat serbe. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se ka pranuar sot një notë diplomatike nga Ambasada e Kongos në Beograd, ku thuhet se ky shtet nuk e njeh as de jure e as de fakto Kosovën.

Kjo tregon se fushata e Serbisë karshi Kosovën dhe bllokimit të njohjeve po vazhdon. Në krye me Ivica Daçiq, Serbia është hedhur që një kohë të gjatë në ofensivë destruktive kundër shtetit të Kosovës.

Dhe pikërisht kjo fotografi e takimit të Pacollit me presidentin kongolez, i hedh poshtë të gjitha spekulimet e mediave serbe dhe ato të politikës atje, që Kongo s’do ta njoh Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat