Zemaj: Do të dënohen ata që mohojnë apo minimizojnë krimet serbe në Kosovë

Aktuale

Zemaj: Do të dënohen ata që mohojnë apo minimizojnë krimet serbe në Kosovë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 00:29
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se me rezolutë do të dënohen ata që mohojnë krimet serbe në Kosovë.

Zemaj, në “Dossier D”, ka thënë komisioni ad-hoc për ka kryer punën që dokumenton të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë nga forcat serbe.

“Me këtë rezolutë kërkohet që Serbia ta pranojë gjenocidin si fakt dhe të merr përgjegjësinë, ndërsa pjesa tjetër i takon Kosovës që të ketë dokumentim të vazhdueshëm dhe një ligj që kushdo që mohon, minimizon mbi të gjitha injoron ato ngjarje të merr dënimin e merituar”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se procesi i dialogut ka ndikuar në evidentimin e dëmeve të luftës, pasi gjithçka ishte kthyer në çështje politike përfshirë edhe çështjen e të zhdukurve, dhunimet etj.

“Rezoluta do t’i merr votat e nevojshëm në Kuvendin e Kosovës dhe ky do të jetë një sinjal edhe për botën demokratike se në Kosovë ka ndodhur një krim i pamohueshëm dhe ka dëme të pariparueshme të shkaktuara nga aparati shtetëror i ish-republikës jugosllave dhe në dëshirojmë që me gjuhën që përdorin shtetet më të zhvilluara të dënojmë krimet që kanë ndodhur”.

Zemaj ka thënë se primare është njohja e gjenocidit nga Serbia, më pas do të shikohet mundësia të hapet edhe tema e kompensimit të dëmeve të luftës.

Duke folur për idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar për të hetuar krimet serbe, Zemaj ka thënë se nuk do të ishte veprim i duhur, pasi aty mund të përfshiheshin edhe shtete jo miqësore ndaj nesh, e që do të kishin të drejtën e vetos, duke penguar miratimin e ndonjë rezolute ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat