Nga kabineti i kancelares Angela Merkel thonë: Dëshirojmë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës - Bota Sot
Nga kabineti i kancelares Angela Merkel thonë: Dëshirojmë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës

Aktuale

Nga kabineti i kancelares Angela Merkel thonë: Dëshirojmë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:02
Angela Merkel

Kancelarja gjermane dhe presidenti francez Merkel dhe Makron duan që të i japin një shtysë tjetër procesit të normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës ka thënë për gazetën malazeze “Pobjeda” transmeton “Bota Sot” kabineti i kancelares Merkel.

Në pyetjen nëse kyçja e Gjermanisë dhe Francës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të thotë se këto vende nuk janë të kënaqura me rezultatin e angazhimit të BE-së, zëdhënësi i qeverisë gjermane la thënë se të dy vendet mbështesin vazhdimin e dialogut.

"Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron kanë shprehur mbështetjen e plotë dialogut për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Ata dëshirojnë që të japin shtysë të re procesit që zhvillohen nën ndërmjetësimin e BE-së ", kanë theksuar për gazetën Pobjeda nga qeveria gjermane.

Lidhur me deklaratën e zëdhënëses së BE-së Maje Kocijançiq që ka theksuar se shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini mbetet ndërmjetësuesi i vetëm në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nga kabineti i kancelares Merkel kanë theksuar se ata bashkëpunojnë me Brukselin.

"Si kemi theksuar edhe më parë, presidenti Makron dhe kancelaria Merkel në tërësi mbështesin procesin e normalizimit nën ndihmën e BE-së ", thonë në Qeverinë gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...