Haradinaj: Përkundër krimeve të kryera në Kosovë, Serbia e kushtëzon dialogun

Aktuale

Haradinaj: Përkundër krimeve të kryera në Kosovë, Serbia e kushtëzon dialogun

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u diskutua për dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj ka thënë se Kosova është shtëpia e të gjithë neve, edhe e të gjitha partive politike, atyre në pushtet dhe opozitë.

“Mos të harrojmë që ne jemi Evropë, Kosova është Evropë si identitet, unë jam shqiptar qashtu më ka fal Zoti por shteti im tash është Kosova edhe një serb që është i Kosovës ai shtet e ka Kosovën. Unë e dua shumë Shqipërinë edhe e kam si shpi timen por prapë shtet e kam Kosovën. Mendoj se kjo duhet të kuptohet drejt nga të gjithë ata që kanë lindur në Kosovë se shtet e kanë Kosovë. Kjo ka me mbet kështu, është më rëndësi mbi këtë bazë ta ruajmë këtë komunikim. Të gjithë mundemi me  pas vërejtje në atdheun tonë, flamuri i Kosovës nuk është i shqiptarëve por i gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Nuk e mohoj Kosovën se e dua flamurin kuq e zi”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë e kjo s’ka si të ndryshojë.

“Ne jemi fqinjë shqiptarët dhe serbët nuk kemi qysh me e zgjedh s’ka si ndryshon kjo do të jemi këtu gjithherë për njëri-tjetrin, dy fqinj munden me zgjedh a me jetu në paqe a në telashe, e vërteta është se e kaluara është telashe”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij, Kosova është e interesuar për paqe në mënyrë që të kalojë në ardhmi edhe pse e kaluara nuk mund të harrohet asnjëherë.

“Unë shkojë në Krushë, e në Mehë e në Suharekë e kudo tjetër, prej këtyre përvjetorëve të masakrave unë shkoj në Berlin pa asnjë kusht për dialog. Të gjithë familjarët e të vrarëve ankohen që nuk e din ku i kanë trupat e tyre. Ne vazhdojmë pa kushte ndërsa serbët na qesin kushte për të dialoguar me Serbinë”, është shprehur i pari i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat