Haradinaj: Ideja për lëvizje të kufijve për të krijuar jo stabilitet

Aktuale

Haradinaj: Ideja për lëvizje të kufijve për të krijuar jo stabilitet

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në tryezën e KDI-së me temën “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit ë Berlinit” tha se ideja për lëvizje të kufijve ka qenë për të krijuar jo stabilitet.

"Ne nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit. Nuk ka popull në Ballkan që nuk e ka edhe një tjetër hartë, ne i kemi do harta qysh kishim pas qef me qenë. Kushdo që thotë që përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, nuk janë të padijshëm sa mos me ditë që po duan jo stabilitet. Ideja e marrëveshjes me kufij ka qenë për të krijuar jo stabilitet, mirë që u mbyll ajo çështje edhe në Berlin", tha Haradinaj.

Haradinaj tha se edhe pse është shqiptar shteti i tij është Kosova dhe se edhe një serb i Kosovës duhet ta ndiejë veten njëjtë si ai.

Haradinaj tha se në dialog me Serbinë shkon pa asnjë kusht pasi që dëshira e tij është që të shkohet përpara. “Është gabim të pranohet kushti i Serbisë për heqje të tarifës. Ne jemi për me u marr vesh për paqe", shtoi ai.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha se Samiti i Berlinit ka konfirmuar rëndësinë e palëve për arritjen e marrëveshjes.

"Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, nuk ka funksionuar asnjëherë, takimi i Berlinit nuk e ka mbështet atë. Nëse lëvizni  kufijtë nuk zgjidhni asgjë. Në Ballkan nëse i prekni kufijtë hyni në telashe. Shpresojmë që kjo do të largohet përgjithmonë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat