Deputetja e VV-së për vrasjen e Komandant Drinit: Dorasit e veshur me pushtet do të japin llogari

Aktuale

Deputetja e VV-së për vrasjen e Komandant Drinit: Dorasit e veshur me pushtet do të japin llogari

Nga: A.Zh Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:56
Pamje nga homazhet

Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e Komandant Ekrem Rexhës, i njohur me nofkën “Komandat Drini”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, duke kujtuar Komandant Drinin, ka thënë se gjaku i tij nuk do të humbet kurrë.

Ajo ka thënë se “dorasit e veshur me pushtet një ditë do të japin llogari”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Millakut:

Gjaku nuk humbet kurrë!

Dorasit e veshur me pushtet një ditë do të japin llogari.

Komandant, do të mbetesh gjithmonë në mendjen e qytetarëve si çlirimtar i Prizrenit.

Faleminderit Ekrem,

faleminderit Nderi i Prizrenit,

faleminderit Nderi i Kombit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat