Haki Abazi i reagon ashpër Baton Haxhiut: Gënjeshtër, poshtërsi dhe teori shumë e rrezikshme

Aktuale

Haki Abazi i reagon ashpër Baton Haxhiut: Gënjeshtër, poshtërsi dhe teori shumë e rrezikshme

Nga: N.H Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:53
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me deklarimet e gazetarit Baton Haxhiu, pasi ky i fundit tha se Gjermania nuk i ka përkrahur bombardimet në Kosovë.

Abazi këto i ka quajtur si gënjeshtra dhe teori shumë të rrezikshme, përcjell “Bota sot”.

“Kjo gënjeshtër është nga një shpërndarësi i mjegullës, vazale i pasurisë së Kariqeve dhe një narcisoid ksenofob”, ka shkruar mes tjerash Abazi në llogarinë e tij.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Konstatimi i disahershem se Gjermania nuk ka perkrahur bombardimet dhe nuk e ka perkrahur pavaresine e Kosoves perveq qe eshte genjeshter dhe poshteresi eshte teori shume e rrezikshme. Kjo genjeshter eshte nga nje shperdaresi i mjegulles, vazale i pasurise se Kariqeve dhe nje narcisoid ksenofob.

Perkrahja e Gjermanise per Kosoven perveq ne trojken per pavaresi i ka dimesionet shume te thella, te cilat produktet e krimit dhe korrupcionit ja kane friken deri ne palce. Prezenca e Gjermanise ne Kosove do ta bente Kosoven si Kroacia ndersa prezenca e krimit qe 20 vite e ka bere Kosoven te falimentuar per interesat e ketyre narcisoideve analfabet dhe shpifes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat