Ambasadori gjerman, mesazh Haradinajt: Mos jepni data, nuk dihet kur ndodh liberalizimi

Aktuale

Ambasadori gjerman, mesazh Haradinajt: Mos jepni data, nuk dihet kur ndodh liberalizimi

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:01
Ambasadori gjerman, Christian Heldt

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka porositur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe liderët e tjerë të mos nguten në lidhje me deklaratat për liberalizimin e vizave, pasi  nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Heldt ka thënë sot në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.

“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”, tha Heldt.

Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me rastin e Ditës së Evropës, komuna e Drenasit ka qenë vendi ku është diskutuar për potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE’së dhe promovimin e vlerave të BE’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat