Deliu: Komunikimi i drejtë, profesional dhe modern, parakusht për zbatimin e reformave në vend

Aktuale

Deliu: Komunikimi i drejtë, profesional dhe modern, parakusht për zbatimin e reformave në vend

Nga: Z.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:36
Pamje nga takimi

Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, Komisionit për Integrime Evropiane, bashkë me Forumin për Transparencë Parlamentare në vend, diskutuan lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, përcjell "Bota sot".

Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook, e cila ka shkruar se, “Komunikimi i drejtë, profesional dhe modern në qasje, është parakusht për zbatimin e reformave në tërësi dhe garantues për përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vitale për vendin” .

Postimi i plotë:

Komisionit për Integrime Evropiane, bashkë me Forumin për Transparencë Parlamentare, disktuan lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë me theks të veçantë në rolin e shoqërisë civile dhe medias. Ky takim u organizua për të shënuar javën evropiane.

Komunikimi i drejtë, profesional dhe modern në qasje është pararakusht për zbatimin e reformave në tërësi dhe garantues për përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vitale për vendin.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat