Thaçi në Tiranë, takohet me Ilir Metën - Bota Sot
Thaçi në Tiranë, takohet me Ilir Metën

Aktuale

Thaçi në Tiranë, takohet me Ilir Metën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:54
Hashim Thaçi, Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Meta, për organizimin e këtij Samiti, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike.

“Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të takojë Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...