Mogherini nga Tirana: Nëse Kosova heq sonte taksën, unë...

Aktuale

Mogherini nga Tirana: Nëse Kosova heq sonte taksën, unë...

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:33
Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka deklaruar se përgjegjësia e dialogut Kosovë- Serbi është në duar te vendimarrësve në Kosovë.

Ajo po ashtu ka përmendur se ka kërkuar që taksa e Kosovës ndaj Serbisë të hiqet në mënyrë që të rifillojë dialogu. Sipas saj askush nuk do të përfitonte nga ky ngërç dhe ka shtuar se shpreson që “do të dominojë mençuria”.

“Vendimi për mallrat që vijnë ka krijuar një ambient jo frytdhënës për dialogun dhe është në shkelje të marrëveshjeve qe ka nënshkruar Kosova, nga ana e BE dhe partnerëve ne kemi kërkuar qe të hiqet tarifa dhe kjo do të bënte kushtet që dialogu te fillojë, nëse do hiqeshin tarifat unë do kërkoja sot që të rifilojë dialogu. Përgjegjësia është në duar të vendimmarrësve në Kosovë.

Nuk jemi pjesë e ndonjë plani të caktuar, roli i lehtësuesit është të krijohet mundësi, hapësirë për të arritur një marrëveshje. Shpresoj që do të dominojë mençuria, sepse askush nuk do të fitonte nga ky ngërç”, ka thënë Mogherini në konferencën e mbajtur sot bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Ndërsa, sa i përket situatës në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, i bëri sot thirrje opozitës shqiptare që të mos i kthejnë shpinën rolit të saj dhe shtoi se qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat