Thaçi takohet me Mogherinin, diskutojnë për dialogun

Aktuale

Thaçi takohet me Mogherinin, diskutojnë për dialogun

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:58
Foto nga takimi

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Me këtë rast kreu i vendit tonë ritheksoi domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat