Haradinaj: LDK dhe VV kanë futur ‘veshët në lesh‘

Aktuale

Haradinaj: LDK dhe VV kanë futur ‘veshët në lesh‘

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se ata që kanë qenë të involvuar në çështjen e diskutimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kanë dashur ta zhbëjnë Kosovën, duke kundërshtuar vendimin e GJND-së.

Kritik është treguar edhe ndaj LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat tha se i kanë futur veshët në lesh.

Këto komente Haradinaj i bëri në mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë të AAK-së, ku tha se opozita në këtë drejtim është treguar indiferente, duke u marrë më tepër me rrëzimin e qeverisë.

Haradinaj: LDK dhe VV i kanë futur ‘veshët në lesh’

“Edhe LDK edhe Vetëvendosje i kanë shti veshët në lesh, as që e kanë ditur se çka është duke ndodhur. Kanë qëndruar indiferent. Më shumë janë marrë me mocionin, ta rrëzojnë  Qeverinë sesa me substancën me atë se çka është duke ndodhur me vendin e vet, me të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh ai.

Ai tha se kundërshtimi i tij për të hapur çështjen e kufijve, është provuar që të përdoret si një “fakt se Ramushi i do luftërat”.

E dhënia e vizës për të nga Amerika, pas një refuzimi të mëhershëm, Haradinaj tha se është mesazh për të gjithë ata që mendojnë se me deklarata të tilla e mashtrojnë SHBA.

Haradinaj: Viza turistike, mesazh për ata që mendojnë se e mashtrojnë Amerikën

“Mbrojtësit e këtij projekti, janë munduar të krijojnë konflikt, të krijojnë  keqkuptim të brendshëm, qoftë brenda koalicionit, që me ra kjo qeveri që pastaj me e krye punën e vet ata, po ashtu të krijohet keqkuptim dhe konflikt me aleatët tonë, me Uashingtonin apo ndonjë vend tjetër... Fatmirësisht edhe në këtë drejtim kanë dështuar edhe më keq se sa kanë pritur. Viza turistike që u dha për Ramushin, mendoj se ka qenë një porosi për ata që mendojnë se e mashtrojnë Amerikën dhe i thonë ‘Ramushin e keni armik’. Mua më kanë dhënë vizë edhe pa takime zyrtare, veç për qejf, mendoj se kjo ka qenë protestë për të treguar se nuk mund të luajnë siç duan ”, porositi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat