Kjo është deklarata e Mogherinit mbi pretendimet e Haradinajt për korrigjimin e kufijve

Aktuale

Kjo është deklarata e Mogherinit mbi pretendimet e Haradinajt për korrigjimin e kufijve

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:30
Haradinaj-Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kishte qenë pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës.

Mirëpo, këto deklarata i ka hedhur poshtë Federica Mogherini.

Ajo në Tiranë deklaroi se nuk është pjesë e asnjë komploti.

“Nuk jam pjesë e asnjë komploti. Qëllimi është që palët të ulen bashkë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Mogherini.

Në anën tjetër sa i përket vazhdimit të dialogut, Mogherini ka thënë se nuk ka parë kushte për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Mogherini thotë edhe se respekton qëndrimet e të dyja shteteve dhe e merr me seriozitet rolin që ajo ka në dialog, por shton se ajo nuk mund ta përcaktojë se cila do të jetë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

“I respektojmë pozicionet e palëve dhe e marrim me seriozitet rolin e ndërmjetësit dhe rolin tim personal. Ne nuk e përcaktojmë përmbajtjen e marrëveshjes së ardhshme, por vetëm e mundësojmë   vazhdimin e bisedimeve”, ka thënë Mogherini.

Kujtojmë se kryeministri, Ramush Haradinaj, disa herë e ka fajësuar përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, se e ka devijuar dialogun Kosovë-Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat