“Vuçiç mbërrin në Tiranë mes tensionesh", mediat serbe raportojnë për protestat e Vetëvendosjes

Aktuale

“Vuçiç mbërrin në Tiranë mes tensionesh", mediat serbe raportojnë për protestat e Vetëvendosjes

Më: 8 maj 2019 Në ora: 23:24
Vucic-Rama

Mediat serbe konfirmojnë mbërritjen këtë të mërkurë në mbrëmje të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.

Mediat vendase shkruajnë se Vuçiç zbret në Tiranë në mes të tensioneve duke iu referuar protestës që Lëvizja ‘Vetvendosje’ mbajti gjatë pasdites kundër vizitës së tij në Tiranë si edhe të liderit të Republika Srpska Milorad Dodik.

Mediat serbe i referohen në shkrimet e tyre edhe postimin të Hashim Thaçit pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku presidenti i Kosovës foli për fshirjen e kufijve mes dy vendeve, të cilën e kanë cilësuar si provokim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat