“Hashim, Berlini s’është Broja”

Aktuale

“Hashim, Berlini s’është Broja”

Më: 9 maj 2019 Në ora: 00:21
Hashim Thaçi

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi dërguar në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, të titulluar “Jo Hashim, Berlini s’është Broja, ka reaguar ndaj presidentit Thaçit i cili, sipas tij, poluan me shqiptarët e Kosovës Lindore.

Bajraj thekson se Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje institucionale të shtetit të Kosovës, për të cilën thotë se e kemi obligim kombëtar.

“Idenë "tënde" për korrigjimin e kufijve dhe përfshirjen e Kosovës Lindore, pa prekur asnjë centimetër të Republikës së Kosovës, shko e shite n'Burojë se Berlini s'e gëlltiti”, shkruan Bajraj ndër tjera në shkrimin e tij.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Fatmir Bajraj

Jo Hashim, Berlini s'është Broja!

Mos luaj k*** me Kosovën Lindore, mos manipulo me ndjenjat e tyre, sentimentin dhe gjendjen e rëndë nën thundrën e armikut tonë t'përbashkët, serbo-sllav !

Kosova Lindore ( Preshevë Medvexhë & Bujanovc) kanë nevojë për ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen institucionale & shtetërore të Republikës së Kosovës, gjë që e kemi edhe obligim kombëtar & detyrim shtetëror, por nuk t'a kanë borxh manipulimin dhe mashtrimin, i cili përkthehet n'zhgënjim dhe t'kthehet bumerang.

Idenë "tënde" për korrigjimin e kufijve dhe përfshirjen e Kosovës Lindore, pa prekur asnjë centimetër të Republikës së Kosovës, shko e shite n'Burojë se Berlini s'e gelltiti.

 Hashim!

Ndarja dhe copëtimi i Kosovës, s'eshtë i yti dhe s'është plan i ri, por shumë i moçëm ; plan ekskluziv serb, vetëm ti je "lojtar" i ri n'këtë plan të armikut tonë shekullor !

Hashim!

Shqiptarët kurrë s'do t'a legjitimojnë vasalitetin tuaj ndaj armikut & tradhtinë  ndaj atdheut të tyre - Kosovës.

 Ndarja dhe copëtimi i Kosovës, do të mbesin në fyt, do t'a zëjnë frymën, Ty, Ramës, Batonit dhe gjithë atyre  n'PDK-në - kriminale !

Hashim!

Shqiptarët s'kanë atdhe tjetër rezervë që t'a lënë Kosovën në mëshirën dhe vullnetin tuaj, të Batonit e Ramës që t'a tregtoni me armikun për pushtetin tuaj t'kriminalizuar fund e krye...!

Hashim!

SHBA-të i dhanë vulën : lirisë, çlirimit & pavarësisë sonë, andaj i keni n'krahun e kundërt me Ty, Ramën, Vuqiqin & Mogherini për çështjën shqiptare përgjithësisht, dhe atë të Kosovës, veqanarisht.

Kosova është interes kombëtar i SHBA-ve, dhe jo kartë n'duarë tuaja për t'a djegë e shitë lirë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat