Limaj: Ilir Konushevci, një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Aktuale

Limaj: Ilir Konushevci, një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:11
Ilir Konushevci

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 21-vjetroin nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve e Ilir Konushevci, ka thënë se, Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci.
Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat