Muharrem Nitaj thotë për Ditën e Evropës së po bëhemi më Papë se Papa

Aktuale

Muharrem Nitaj thotë për Ditën e Evropës së po bëhemi më Papë se Papa

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:58
Muharrem Nitaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj është kundër që Dita e Evropës të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Sipas Nitajt, ne po bëhemi më Papë se sa Papa ngase e gjithë dynjaja e ka sot ditë pune.

“Hipokrizia në Ditën e Evropës. Ne bëhëmi sikur jemi shumë të gëzuar me këtë ditë, sa që bëhëmi më Papë se Papa dhe ndryshe nga gjithë dynjaja e bëjmë edhe ditë pushimi, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në maje të gjuhës perspektivën evropiane të Kosovës, po ndryshe nga gjithë pjesën tjetër të Kontinentit, veç qytetarët e saj ka lënë në “Geto”” shkruan Nitaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat