Veseli në Ditën e Evropës: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

Aktuale

Veseli në Ditën e Evropës: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:55
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot në Ditën e Evropës se BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat