Paralajmërohet fundi i Edi Ramës: Nëse Amerika godet në këtë pikë, Rama varroset për tri ditë!

Aktuale

Paralajmërohet fundi i Edi Ramës: Nëse Amerika godet në këtë pikë, Rama varroset për tri ditë!

Nga: N.Sh Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:38
Edi Rama

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, s’ka dyshim më se kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka ndjekur idenë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe të Hashim Thaçit për copëtimin e territorit të Kosovës, në favor të Serbisë.

Ngjela, thekson se, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se si nuk ka më të ardhme në Kosovë, por për Ramën pas goditjes që mori në Berlin.

“Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e copëtimit të territorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç. Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë”, shkruan avokati, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Çfarë do të ndodhë tani me Ramën?

Nuk ka as më të voglin dyshim që Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Thaçi, për copëtimin e territorit të Kosovës në favor të Serbisë.

Por, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se ai nuk ka më të ardhme në Kosovë; por çështja shtrohet për Ramën.

Politika amerikanë asnjëherë nuk e ka pranuar Edi Ramën. Natyrisht ky mospranim nuk ka qenë në një masë aq drastike sa mospranimi që politika amerikane i ka bërë Sali Berishës. Por, gjithsesi, edhe ky për Ramën ka qenë e mbetet një mospranim.

Po tani, pas goditjes që Rama mori në Berlin?

Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e copëtimit të territorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë.

Por, a do ta bëjë politika amerikane këtë?

Të shohim, se këtu ka një gjë: pas gjithë këtyre viteve mospranimi, politika amerikane e ka në dorë tani që ta dëbojë Edi Ramën përfundimisht nga politika shqiptare.

Tani që kundërshtari i politikës amerikane, Berisha, ka ikur, dhe jo pa meritë të politikës amerikane, a do t'ia heqë shqiptarëve Amerika edhe zgjedhën Rama?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat