Hoxha: Është koha që edhe qytetarët tanë të lëvizin të lirë sa më shpejtë

Aktuale

Hoxha: Është koha që edhe qytetarët tanë të lëvizin të lirë sa më shpejtë

Nga: Z.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Në Kosovë sot shënohet Dita e Evropës me aktivitete të ndryshme, kjo ditë është ditë e veçantë për Bashkimin Evropian, duke synuar bashkimin me vlerat e këtij bashkimi, përcjell “Bota sot”.

Edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në këtë ditë që tashmë ka vite që festohet, tha se Kosova I ka përmbushur përmbushur kriteret për liberalizim por ende qytetarët tanë janë të privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë.

Hoxha përmes një postimi në Facebok ka shkruar se, “Është koha që edhe qytetarët tanë të lëvizin të lirë sa më shpejtë - por edhe Ditën e Evropës ta shënojmë duke punuar, e jo duke pushuar!”

Ndryshe, kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, edhe pse në shumë vende evropiane nuk e festojnë.

Postimi i plotë:

Dita e Evropës, 9 maji, është ditë e veçantë për Bashkimin Evropian, duke synuar bashkimin me vlerat e këtij bashkimi, ne jemi më pro evropian se shumë popuj që janë pjesë e familjes evropiane.

Ne i kemi përmbushur kriteret për liberalizim por ende qytetarët tanë janë të privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë.

Është koha që edhe qytetarët tanë të lëvizin të lirë sa më shpejtë - por edhe Ditën e Evropës ta shënojmë duke punuar, e jo duke pushuar!

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat