“Shpërthen” me kritika Murati: Gjynah për këta që rinj që shkollohen e punojnë me nder në Kosovë

Aktuale

“Shpërthen” me kritika Murati: Gjynah për këta që rinj që shkollohen e punojnë me nder në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:27
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI Artan Murati, ka reaguar për konkursin e fundit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për Zyrtar të Misioneve Diplomatike.

Derisa e ka quajtur “farsë” këtë konkurs, Murati ka thënë aty janë refuzuar njerëz me studime post-diplomike e me shkollim në universitetet më të mira në Evropë e botë.

Sipas tij, aty pranohen “dajë, teze, nipa e mbesa”.

Murati ka theksuar se numri i diplomatëve të karrierës është në rënie, derisa emërimi i ambasasorëve puro-politik, po lulëzon.

Reagimi i plotë i Muratit në Facebook:

A po e shihni sa farse jane konkurset neper institucione te Kosoves? Ky i fundit i MPJ-se per Zyrtar te Misioneve Diplomatike po e deshmon edhe nje here. Jane tu u refuzu njerez me studime post-diplomike, me shkollim ne universitetet me te mira ne Evrope e bote per diplomaci e marredhenie nderkombetare. Sigurisht pranohen daje, teze, nipa, mbesa e cka po di tjeter.

Normal qe askush nuk e merr seriozisht Kosoven. A e dini cfare diplomate kemi? A e dini qe Ligji per Sherbimin e Jashtem shkilet me dy kembet, nga klientelizmi politik? Numri i diplomateve te karrieres eshte ne renie, e emerimi i ambasadoreve e konsujve puro-politik (e zakonisht analfabet funksional) ne lulezim.

Gjynah, per te gjithe keta te rinje qe shkollohen, punojne me ndere e mendojne me ndertu jete e karriere ne kete vrime te zeze, qe ka mbete parajse vetem e njerezve te politikes dhe pijuneve te tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat