Apostolova mesazh Haradinajt: Liberalizimi do të ndodh një ditë...

Aktuale

Apostolova mesazh Haradinajt: Liberalizimi do të ndodh një ditë...

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:57
Apostolova, Haradinaj

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka kujtuar të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj se liberalizimi i vizave nuk dihet se kur do të ndodhë saktë.

Apostolovas nuk po i pëlqejnë deklaratat nxitëse nga kryeministri Haradinaj dhe liderët e tjerë të Kosovës në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas saj kjo ditë do të vij për Kosovën, mirëpo nuk dihet data se kur do të ndodhë tha Apostolova duke shënua Ditën e Evropës në mes të Prishtinës.

Apostolova ka deklaruar se kosovarët kanë të drejtë kur thonë që Kosova është duke u dënuar pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm, por që ka thënë se institucioni që ajo e përfaqëson ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat.

Ndryshe nga herët tjera, e rezervuar në dhënien e afateve se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza ka qenë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Panairin në rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është hapur në ora 11:00 dhe ka qenë i hapur deri në orën 13:00 në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat