Ramush Haradinajt ia përmendin sërish Kullën dhe Çakorrin

Aktuale

Ramush Haradinajt ia përmendin sërish Kullën dhe Çakorrin

Nga: A.ZH Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:29
Ramush Haradinaj

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ia ka përmendur sërish kryeministrit Ramush Haradinaj demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se do ta votojë partinë e Haradinajt, nëse ky i fundit, ia kthen Kosovës Çakorrin dhe Kullën, përcjell Bota sot.

Deri atëherë, Loshi ka thënë se do ta votojë Duda Baljen.

“Kur të na e kthejë Ramushi Çakorrin dhe Kullën, po ju betohem në Diell se kam për ta votuar atë dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. (Sa emër i bukur!) Deri atëherë do ta votoj Duda Balën. Vetëm ajo s’më ka gënjyer asnjëherë!”, ka shkruar Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat