Eksperti amerikan “shuplakë” BE-së, e tregon një fakt të vjetër për gjuhën shqipe

Aktuale

Eksperti amerikan “shuplakë” BE-së, e tregon një fakt të vjetër për gjuhën shqipe

Nga: A.ZH Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:33
Në pemën e treguar, shihet që gjuha më e vjetër, është ajo shqipe.

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka publikuar një fotografi, ku shihen gjuhët më të vjetra indo-evropiane.

Ai ka thënë se në pemën e treguar, shihet që gjuha më e vjetër, është ajo shqipe.

Por, profesori amerikan e ka quajtur ironi, faktin që vendet e kombit me gjuhën më të vjetër, Shqipëria dhe Kosova, nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Bota sot.

“Kjo pemë na tregon cilat janë gjuhët më të vjetra indo-evropiane. Ironia këtu është se vendet e një kombi me gjuhën më të vjetër, shqipe, Shqipëria dhe Kosova, ende nuk janë anëtare të BE-së”, ka thënë Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat